Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë. Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë IFRS, ISA dhe IPSAS, çka përbën një bazë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve jashtë vendit. Analiza u bë në...