Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.  Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.  Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto...