Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Importet e tekstileve dhe këpucëve u ulen ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen konsumatorë nga rritja e kostove të jetesës dhe dinamikat demografike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT importet e veshjeve dhe këpucëve shënuan 86,4 mijë tonë në 2025, me ulje 9% në raport me vitin 2024. Sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore lidhet me tkurrjen e popullsisë. Në vitin 2025, popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ose –1.2%, norma më e lartë në rajon. Në raport me Censin 2011 tkurrja është më shumë se 17%. Rënia më e fortë është në grup-moshën deri 30 vjeç, që po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të...