Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës, apo instruktorët personalë në palestra… Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka caktuar paga referuese për secilën nga këto kategori profesionesh. Kështu, një berber nuk mund të deklarojë më pak se 75 mijë lekë pagë në muaj. Po aq edhe një parukiere. Për estetistët, kozmetistët dhe “make-up artist” paga referuese është 80 mijë lekë. Po aq për instruktorët në aerobi apo kërcim. Për instruktorët personalë në palestër është caktuar paga 120 mijë lekë në muaj. “Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve. Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve...
Burimi:
javanews.al