Nga 70 mijë në 120 mijë lekë në muaj, sa kushton sot një pastruese në Tiranë
Nëse punëson një pastruese në Tiranë, tarifat për orë vijojnë të mbeten të larta, krahasuar me Greqinë, dhe arrijnë në nivele të ngjashme me Italinë. Një pastruese në Tiranë, nëse punon me orë dhe jo me kontratë të qëndrueshme, paguhet nga 800 deri në 1,000 lekë për orë. Pagesat për orë të punonjëseve të pastrimit janë në nivele të ngjashme me vendet europiane. Sipas të dhënave të “Economic Research Institute”, në disa shtete të Europës pagesa për pastruese në Itali dhe Spanjë është rreth 10 euro/orë, në Gjermani dhe Holandë 15 euro/orë, në Francë 11 euro/orë dhe në Greqi, 7 deri në 8 euro/orë. Në Nju Jork, pagesa arrin 18 USD/orë, ndërsa në Boston deri në 19 USD/orë. Pagesat mujore për punonjëse pastrimi për ambiente...
Burimi:
sot.com.al