Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

Duke filluar nga data 10 shkurt 2026, administrimi i taksës së pasurisë në Shqipëri do të hyjë në një epokë të re, tërësisht të digjitalizuar dhe të centralizuar. Qeveria ka miratuar sot vendimin për krijimin e “Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme”, i njohur ndryshe si Kadastra Fiskale. Ky vendim shënon fundin e epokës së regjistrave të fragmentuar të bashkive dhe kalimin në një sistem unik kombëtar, i cili synon të mbyllë shtigjet e evazionit fiskal dhe të rrisë të ardhurat për pushtetin vendor. Si do të funksionojë super-regjistri? Sipas vendimit të zbardhur, autoriteti qendror që do të administrojë këtë bazë të dhënash është Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë (DPTP), në bashkëpunim me AKSHI-n. Risia kryesore e këtij...