Nëndeklarimi i pagave, tatimet nisin kontrollet te firmat ndërtuese

Nëndeklarimi i pagave, tatimet nisin kontrollet te firmat ndërtuese

Në sektorin e ndërtimit, një pjesë e madhe e punonjësve rezulton me paga të nëndeklaruara. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur verifikimet ndaj subjekteve ndërtuese, me qëllim korrigjimin e kësaj shkeljeje, e cila dëmton ekonominë dhe të drejtat e punonjësve. Tatimet njoftojnë se kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në këtë sektor. Kontrollet do të përqendrohen te subjektet që nuk kanë respektuar pagat dysheme të përcaktuara nga administrata tatimore, të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta se ato reale, muajin e kaluar Tatimet publikuan listën orientuese të pagave për sektorin e ndërtimit, sipas çdo profesioni. Nëpërmjet një letre drejtuar bizneseve të këtij sektori, Tatimet paralajmërojnë se...