Ndryshon ligji për PPP-të dhe koncesionet, hiqet skema e famshme “1 euro”

Ndryshon ligji për PPP-të dhe koncesionet, hiqet skema e famshme “1 euro”

Kontratat e partneritetit publik-privat tashmë do të trajtohen me një ligj tërësisht të ri, ku është hequr edhe koncepti i dhënies në përdorim të pasurive publike me vlerën simbolike 1 euro.  Ligji i ri për “koncesionet dhe partneritetin publik privat” është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 28 janar. Por cilat janë risitë që sjellë ky ligj? Ligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike. Konkretisht, për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe mundësitë me rrezik për buxhetin e shtetit. Në ligj vendosen kritere...