Ndryshojnë rregullat/ Bastet online nën kontroll të rreptë, zbardhet skema se si do të funksionojnë

Ndryshojnë rregullat/ Bastet online nën kontroll të rreptë, zbardhet skema se si do të funksionojnë

Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri. Vendimi synon rritjen e sigurisë, transparencës dhe kontrollit të këtij aktiviteti, duke vendosur rregulla të qarta për operatorët e licencuar. Në fokus të këtij vendimi janë kushtet teknike që duhet të plotësojnë platformat online, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve. Çdo lojtar duhet të regjistrohet me të dhëna të plota personale, përfshirë dokument identifikimi, adresë dhe kontaktet përkatëse, ndërsa verifikimi i identitetit bëhet përmes email-it ose numrit të telefonit. Po ashtu, përcaktohen procedura të detajuara për faturat dhe transaksionet financiare, të cilat duhet të regjistrohen dhe monitorohen në kohë reale nga autoritetet...