Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars
Inflacioni në Shqipëri vijon të qëndrojë nën kontroll, duke reflektuar një stabilitet relativ të çmimeve në ekonomi. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në mars 2026 norma e inflacionit arriti në 2.6%, duke mbetur poshtë objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë. Në terma mujorë, çmimet u rritën me 0.7%, ndërsa presionet kryesore vijojnë të vijnë nga sektori i transportit dhe energjisë. Rritja më e fortë vjetore u regjistrua në transport me 7.5%, ndërsa shpenzimet për energji dhe qira dhanë kontributin më të madh në inflacion. Ndërkohë, ushqimet, që zënë peshën më të madhe në shportën e konsumit, patën një rritje më të moderuar prej 1.3%, duke ndihmuar në frenimin e inflacionit total. Në këtë nivel, inflacioni mbetet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, e cila...
Burimi:
javanews.al