Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 300 milionë euro më e lartë se vitin e shkuar, gjatë të cilit vendin e vizituan rreth 12.5 milionë të huaj. Turistët kërkojnë prodhime shqiptare, por sa mundet bujqësia jonë të ushqejë turistët e huaj? “Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk jemi konkurrues. Në të gjitha shtetet e botës bujqësia subvencionohet, diku më shumë e diku më pak, por gjithmonë më shumë sesa në Shqipëri.”, tha për A2 Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor. Turizmi vlerësohet si një shans i mirë për bujqësinë nga njohës të sektorit. Por me...