Ndihma ekonomike, në 2025 përfituan mesatarisht 50 mijë familje, 51% meshkuj

Ndihma ekonomike, në 2025 përfituan mesatarisht 50 mijë familje, 51% meshkuj

Shërbimi Social Shtetëror raportoi se në vitin 2025 mesatarisht çdo muaj kanë përfituar ndihmë ekonomike mbi 50 mijë familje. Shumica e tyre janë familje deri në 4 anëtarë ndërkohë që rreth 1/3 ka më shumë se 4. “Numri mesatar i familjeve/individëve përfitues për vitin 2025 është 50.600 familje, ku 67% e familjeve janë deri në 4 anëtarë dhe 34% me më shumë se 4 anëtarë. Të paktën 5% e familjeve përfituese i përkasin komunitet rom dhe egjiptian, kryesisht në qarqet Elbasan, Tiranë, Korçë, Lezhë, Durrës dhe Dibër” thuhet në raportin vjetor të SHSSH. I njëjti raportin se numri i individëve përfitues gjithsej në skemën e NE-së është mesatarisht 181.171 individë, nga të cilët 49% ose 89.186 femra dhe 51% ose 92.685 meshkuj. “Ndërkohë familje përfituese...