Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet që janë zhvilluar jashtë lejeve të dhëna por janë të papërfunduara do të duhet që të përfundojnë dhe ndërtuesi do të ketë detyrim për një pjesë të investimit.  Draft “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 66/2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa lejë me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” parashikon se nëpërmjet ekspertit të kontraktuar, grupi i punës i dedikuar për këtë proces kryen vlerësimin e përshtatjes së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane, financiare e procedurale të realizimit të përshtatjes.  Po kështu ky grup propozon formën e zhvillimit më të përshtatshëm në rastin konkret, si dhe harton masat përkatëse për zhvillim, të cilat i propozohet për...