Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%
Inflacioni bazë në ekonominë shqiptare po shfaqet i qëndrueshëm sipër nivelit të 3%, duke paralajmëruar presione të qenësishme për rritje të çmimeve nga ekonomia e brendshme dhe sidomos nga shërbimet. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor bazë për muajin shkurt ra shumë lehtë në 3.06%, nga 3.09% që kishte qenë në janar dhe 2.33% që kishte qenë në shkurt 2025. Inflacioni bazë po konfirmohet pranë niveleve më të larta të dy viteve të fundit, duke reflektuar një tendencë të rritjes së çmimeve të mallrave të qëndrueshëm dhe sidomos të shërbimeve të prodhuara nga ekonomia e brendshme. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste dhe faktorin më përcaktues që ka sjellë rritjen e inflacionit...
Burimi:
javanews.al