Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë
Këtë të martë çmimi i naftës me pakicë ka arritur vlerën më të lartë që prej nisjes së luftës në lindjen e Mesme. Në pikat e karburantit në kryeqytet po tregtohet deri në 202 lekë, nga 173-175 lekë para luftës; një rritje me gati 29 lekë për litër. Shtrenjtimi nisi më 4 mars, ku litri i naftës arriti në 179 lekë, dhe u pasua më pas me rritje të njëpasnjëshme, duke arritur vlerat prej 198-201 lekë në datat 10-11 mars, kohë kur qeveria të deklaronte se kishte ngritur Task-Forcën për kontrollin e tregut. Pas këtij vendimi çmimi ra në 193-196 lekë, për tu shtrenjtuar përsëri nga e hëna (16 mars) në të martë (17 mars) me deri 6 lekë për litër. “Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
Burimi:
javanews.al