Nafta ‘mbush’ arkën e shtetit, ja sa para arkëtohen nga akciza çdo vit
Sasia e zhdoganuar e karburantit është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Ngarkesa fiskale për një litër naftë të shitur, është e konsiderueshme ku pjesën më të madhe të saj e përbën akciza, e cila është në vlerën 40 lekë për litër. Por sa fiton buxheti i shtetit nga akciza mbi naftën? Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2025 janë importuar dhe kanë shkuar për konsum 740,863 ton karburante. Nëse do të bënim një llogari, nëse 740.863,000 litra të importuara do ti shumëzonim me 40 lekë akcizë për çdo litër, vlera që ka arkëtuar shteti gjatë 2025 arrin në rreth 29.6 miliardë lekë apo 296 milionë euro. Akciza e naftës në Shqipëri ka qenë e fiksuar në 37 lekë për litër...
Burimi:
sot.com.al