Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se së shpejti (pritet këtë javë) do të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente. Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit. Sipas operatorëve, një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, të cilat u miratuan vite më parë për të lehtësuar lëvizjen e mallrave. Këto marrëveshje lejojnë që kamionët e këtyre vendeve të...
Burimi:
javanews.al