“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

Mbrëmjen e kësaj të hëne, më 23 mars, eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, në hapësirën informative “Përballë Lajmit” në Klan News, ngritjen e Bordit të Transparencës nga qeveria, për të adresuar rritjen e çmimit të naftës. Çoçoli tha se shpreson që Bordi të zgjidhë situatën. Sipas tij, çmimi aktual prej 270 lekësh për litër nuk ka asnjë justifikim dhe kërkoi që ulja e naftës në tregjet ndërkombëtare pas ndërprerjes së luftimeve të SHBA-ve me Iranin, të reflektohet menjëherë edhe tek çmimet në Shqipëri. “Neve më përpara Besi, kur na është rritur nafta me rreth 10 dollarë, na është rritur te ne me 5 lekë. Kështu që uroj që Bordi kur të mblidhet të na e ulë këtë çmimin me 5 lekë,...