Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

Pasi çmimi i naftës u rrit në 224 lekë, Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërhyjë urgjentisht në tregun e karburanteve, duke kërkuar rishikim të plotë të politikave fiskale dhe rregullatore. Konfindustria thoë se ‘Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve’, ndërsa shton se ‘ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë‘. Vlerësimet tregojnë se një rritje me 30% e çmimit të karburanteve mund të çojë në inflacion mbi 6% dhe ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2.8–3%. Njoftimi plotë: Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës...