Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Mosha e pensionit për gratë rritet këtë vit, ja kur përfitojnë
“61 vjeç e gjysmë akoma nuk kam dalë në pension”- Kështu është shprehur Mirela, e cila me hyrjen e janarit priste të dilte në pension. Por ajo duhet të presë edhe 6 muaj të tjerë për ta përfituar. “Do më ndihmonte dalja në pension. Do punoj se jam me qira. Dua që tani të dalë në pension e mos të vete më në punë, por ma bën halli të vete”, tha ajo më tej. Mosha e daljes në pension për gratë është rritur nga ky muaj. Nëse në vitin 2025 një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e 10 muaj, këtë vit ajo del në pension edhe 2 muaj më vonë. Këto janë efektet e reformës...