“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

Agroturizmi po ecën në një trajektore të qartë viteve të fundit: rritje e qëndrueshme, pa zhurmë dhe pa luhatje sezonale. Ky sektor nuk premton rekorde por është i sigurt se do të tërheqë pranë vetes më shumë vizitorë edhe këtë vit duke u kthyer në segmentin më të stabilizuar të turizmit. Agroturizmi duket se ka gjetur formulën që vizitorët kërkojnë dhe e rikërkojnë dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të paguajnë. Dikur një territor i paeksploruar fort dhe me rrezik të lartë, për shkak të kompleksitetit që ka gërshetimi në një i dy sektorëve, sot ky model shpërblen ata pak sipërmarrës që investuan herët dhe me vizion. Ndryshe nga turizmi klasik, që ndikohet fort nga sezonaliteti, agroturizmi ka ndërtuar një identitet që funksionon gjatë...