Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 prill, çmimet e reja të karburanteve. Arritja e armëpushimit 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit duket se e ka ulur çmimin e naftës edhe në Shqipëri, por vetëm me 4 lekë. Çmimet e reja tavan të përcaktuara nga bordi do të jenë këto: -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër. -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. -Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot...