Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare në rritje, politika të reja për forcimin e tyre

Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare në rritje, politika të reja për forcimin e tyre

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës mujore me median për analizën e treguesve më të fundit ekonomikë, theksoi,  se eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar forcimin e strukturës së ekonomisë dhe orientimin drejt sektorëve me vlerë të shtuar. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it dhe Bankës së Shqipërisë, eksportet totale të ekonomisë janë rritur me 6,26% gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2025. Ibrahimaj vuri në dukje se rritja është mbështetur kryesisht nga eksportet e shërbimeve, të cilat përbëjnë rreth 85% të totalit të eksporteve dhe janë rritur me mbi 10.5%, me turizmin si komponentin kryesor. Gjatë vitit 2025, Shqipëria u vizitua nga mbi 12 milionë turistë të huaj, duke e kthyer turizmin në një...