Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia në 2025 u rrit me 3.75%! Inflacion 2.2%, borxhi publik ra në 53.4%

Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia në 2025 u rrit me 3.75%! Inflacion 2.2%, borxhi publik ra në 53.4%

Ekonomia shqiptare ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje ekonomike, stabilitet fiskal dhe përmirësim të klimës së biznesit. Të dhënat u prezantuan nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se aktiviteti i sektorit privat ka qenë në rritje, pavarësisht pasigurive gjeopolitike globale. Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit 2025 është rritur me 3.75 për qind Sipas ministres, Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit është rritur me 3.75 për qind, normë që tejkalon mesataren e Bashkimit Europian dhe të rajonit. Inflacioni u rrit në nivelin 2.2 për qind, tha ministrja duke theksuar se norma ka qëndruar brenda objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë, ndërsa borxhi publik ka vijuar të...