Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të mos iu ndalet pagesa mujore. Në një njoftim në Facebook, Ministria tha se përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare, nuk detyrohen të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat e pensioneve. “Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim. Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë...