Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë parashtruan një sërë çështjesh që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve, ndërsa nga ana e institucioneve u riafirmua angazhimi për ndjekjen dhe trajtimin e tyre në mënyrë të koordinuar. Në vijim, Ministri Salla bëri dije se përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, e hartuar në bazë të nevojave të terrenit, blegtorët përfitojnë mbështetje të...
Burimi:
javanews.al