Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. “Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian,” u shpreh ai. Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar...
Burimi:
javanews.al