Mes rritjes dhe nënvlerësimit/ Rrugëtimi i verës vendase

Mes rritjes dhe nënvlerësimit/ Rrugëtimi i verës vendase

Turizmi i viteve të fundit u ka dhënë një shtysë të dukshme kantinave të verës, por ky impuls mbetet ende larg potencialit real. Arsyeja kryesore, sipas prodhuesve, është një zinxhir mbështetës që nuk funksionon siç duhet. Vera shqiptare vijon të përballet me paragjykim dhe shpesh mbetet jashtë menusë së bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë etiketat e importuara. Ndërkohë, sjellja e konsumatorit po ndryshon dhe kostot janë në rritje të vazhdueshme. Kantinat theksojnë se përballë këtij realiteti, investimet dhe masat nuk janë më zgjedhje, por domosdoshmëri. Gjatë vitit 2025, panorama për verërat lokale mbeti pothuajse e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, ndërsa sfidat janë shtuar. Turizmi, si një nga motorët kryesorë të rritjes, i ka tërhequr kantinat një hap përpara, por sërish jo...