Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët
Ndërsa harta turistike e Europës po ndryshon nën pasigurinë gjeopolitike në lindje, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni kryesor, por edhe i sigurt i këtij sezoni. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka konfirmuar se Shqipëria pret një rritje deri në 10% të numrit të turistëve krahasuar me vitin rekord 2025. Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, Shqipëria nuk pritet të pësojë goditje; përkundrazi, operatorët turistikë parashikojnë një rritje deri në 10% të numrit të vizitorëve të huaj. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ky trend rritës vjen kryesisht nga tregje si Gjermania dhe Polonia, të cilat po i ridrejtojnë prenotimet e tyre drejt Shqipërisë, duke e parë atë si një “ishull sigurie”. Ndikim negativ nga konflikti në Lindjen e Mesme, sipas Kasës,...
Burimi:
javanews.al