Mbi 44% e bizneseve shqiptare investuan në inovacion, kryeson sektori i shërbimeve

Mbi 44% e bizneseve shqiptare investuan në inovacion, kryeson sektori i shërbimeve

Kompanitë e teknologjisë dhe komunikacionit në sektorin e shërbimeve rezultojnë bizneset më inovative në Shqipëri. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për periudhën 2022-2024, gati 68% e kompanive të këtij sektori investuan në produkte të reja, programe, teknologji apo mënyra të reja pune. Pas tyre renditen bizneset financiare dhe të sigurimit, ku 55.1% e ndërmarrjeve rezultuan aktive në inovacion. Në total, 44.3% e ndërmarrjeve me mbi 10 punonjës ndërmorën aktivitete inovacioni gjatë periudhës 2022-2024, me një rritje të lehtë krahasuar me vrojtimin e mëparshëm. Sipas INSTAT, sektori i shërbimeve rezultoi më aktiv në inovacion se industria. Rreth 46.7% e kompanive të shërbimeve raportuan aktivitete inovative, ndërsa në industri kjo përqindje ishte 41.6%. Në sektorin industrial, kompanitë e energjisë elektrike, gazit dhe ajrit të kondicionuar rezultuan...