Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali
Fitimet e larta dhe nivelet e qëndrueshme të kapitalizimit të bankave në Shqipëri kanë bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të rekomandojë forcim të mëtejshëm të sistemit financiar. Sipas këtij institucioni, ky është një moment i përshtatshëm që bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali, si masë parandaluese për rreziqet e mundshme në të ardhmen. Për ekspertët e tregut financiar, shtesa e kapitalit nuk lidhet me probleme aktuale në sistem, por me nevojën që bankat të jenë më të përgatitura për çdo zhvillim të papritur ekonomik apo financiar, nisur edhe nga ritmet dyshifrore që po njeh kreditimi. “Shtesa e kapitalit është një element sigurie për bankat, që buron nga fakti se sot ato kanë fitime të mira dhe pozicion të qëndrueshëm financiar. Ky kapital shërben për të...