Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing. Ministri i Financave, Petrit Malaj në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. “Kërkesa për marrëveshjen e paqes fiskale do të bëhet online përmes sistemit e-Tax nga subjektet, të cilat më pas do t’i marrë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojë dhe më pas do t’i delegojë...