Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Nga lodrat te veshjet e këpucët, pa kursyer as flamurin kombëtar… Në dyqane apo tregjet e Tiranës mund të blesh lirshëm produkte false. Kryesisht të ardhura nga Kina, ato i gjen të ekspozuara ngado, në pritje të blerësve që joshen nga çmimet e lira. Teksa e pranon fenomenin, Ministria e Financave tregon edhe masat që pritet të ndërmerren për të kufizuar qarkullimin e këtyre produkteve, me qëllim garantimin e konkurrencës: “Synimi është që brenda vitit 2027 të jetë rritur bashkëpunimi në luftën kundër informalitetit, kontrabandës, korrupsionit dhe importit të mallrave të falsifikuara. Masat për 2024-2027 përfshijnë bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese për rritjen e kapjeve të mallrave të falsifikuara, shkëmbimi i informacionit me dogana homologe dhe bashkëpunimin me kompanitë importuese”. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të...