Lufta që pasuron superfuqitë…
Pavarësisht retorikës së ashpër diplomatike dhe thirrjeve për armëpushim, realiteti në terren tregon se SHBA-të dhe Izraeli po vazhdojnë intensifikimin e operacioneve ushtarake, duke zgjeruar frontet e luftës. Ndërsa bota sheh me shqetësim përshkallëzimin e dhunës, lëvizjet e fundit taktike sugjerojnë se pas skenës së konfliktit po luhet një lojë e fuqishme ekonomike. Në një kthesë të papritur që ka tronditur aleatët evropianë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka lëshuar një licencë të veçantë 30-ditore që autorizon blerjen e naftës ruse që aktualisht ndodhet në tranzit në det. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi se ky vendim vjen si një masë e nevojshme për të stabilizuar tregjet globale të energjisë, të cilat janë goditur rëndë nga ndërprerjet në Lindjen e Mesme. Ky autorizim lejon që...
Burimi:
tesheshi.com