Lufta dhe efektet në ekonomi, Civici: Aktualisht situata është e stabilizuar në tregun e naftës!

Lufta dhe efektet në ekonomi, Civici: Aktualisht situata është e stabilizuar në tregun e naftës!

Eksperti i Ekonomisë Enio Civici në një intervistë në një studio televizive foli për ndikimin e luftës te nafta dhe se sa mund të preket ekonomia shqiptare. Gjatë intervistës, ai tha se nëse konflikti zgjat, atëherë nafta sipas tij shkon deri në 200 dollarë për fuçi. Më tej nënvizoi se Ngushtica e Hormuzi është një nyje e rëndësishme për transportin. Gjithashtu shtoi se në Shqipëri aktualisht situata është e stabilizuar në tregun e naftës. “Ngritja e një institucioni shtetëror që është aktor në tregun e naftës ka më shumë synim të kontrollojë abuzimin. Por nëse do të ketë kushte të duhura, apo abuzime dhe problematika aq të mëdha sa do të duhet të ndërtohet një kompani shtetërore do jetë një rast ekstrem. Pra nëse duhet...