Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ligji për rivlerësimin e pronave ende i bllokuar, ja pse çdo ditë vonesë po kushton shtrenjtë
“Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë” (NAREA) shprehu sot shqetësimin për vonesën e dekretimit të ligjit “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”. Në një kërkesë drejtuar drejtuar Presidentit të Republikës, NAREA shprehet se po ndjek me shqetësim zgjatjen e paarsyeshme të procesit të Dekretimit të Ligjit 85/2025 dhe për pasojë shtyrjen e botimit në Fletoren Zyrtare, vonesën e hyrjes në fuqi përtej datës 1 Janar 2026 dhe pengimin e prodhimit të akteve nënligjore. NAREA shprehet se, pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e Tatimit 5% për banesat dhe pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e Amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e Dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më...