Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë
Viti 2025 shënoi një rikonfigurim të rëndësishëm të tregut të sigurimeve të Jetës në Shqipëri, ku Albsig Jetë, e licencuar në shtator 2019, arriti të pozicionohet lider i tregut, vetëm në vitin e saj të gjashtë të operimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ka përfituar nga një rritje e fortë dhe e qëndrueshme, e udhëhequr kryesisht nga zgjerimi i ndjeshëm i portofolit të Sigurimit të Jetës së Debitorit. Tregu i sigurimeve të jetës në rritje, por me ndryshime të forta strukturore Në total, primet e shkruara bruto në sigurimet e Jetës u rritën me 17.6% në vitin 2025, duke arritur në rreth 2.44 miliardë lekë, nga 2.07 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, kjo rritje nuk ishte lineare për të gjitha shoqëritë, pasi...
Burimi:
javanews.al