Lehtësira fiskale për pensionet private, ja çfarë përfiton çdo punonjës
Çdo individ që kontribuon në skemat private të pensioneve, lehtësohet nga tatimi që paguan mbi të ardhurat nga punësimi. Referuar udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave “shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi apo punëmarrësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punonjësit, zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt tatimi. Konkretisht nëse një individ ka një pagë mujore 1 mijë euro në muaj, dhe 100 euro i ndan si kontribut në fondin e pensione private, paga e tij do të tatohet në nivelin e 900 eurove. Po ashtu, në udhëzim thuhet se kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen...
Burimi:
sot.com.al