Kush fiton dhe humbet në “luftën” e re të çmimeve? Paradoksi i ri në Shqipëri dhe ngarkesa fiskale

Kush fiton dhe humbet në “luftën” e re të çmimeve? Paradoksi i ri në Shqipëri dhe ngarkesa fiskale

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme po japin efektet e para zinxhir edhe në ekonominë shqiptare, duke u reflektuar kryesisht te çmimet e hidrokarbureve. Përtej paqëndrueshmërisë në tregje, kjo situatë po krijon një panoramë të qartë të fituesve dhe humbësve në terma afatshkurtër. Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, vëren se në këtë fazë të parë, qeveria përfiton nga rritja e mbledhjes së taksave. “Unë do të thoja që kjo situatë aktuale e krahasuar në retro me periudha të ngjashme krijon një farë paradoksi fiskal ekonomik. Në terma afatshkurtra apo në periudha disa mujore, qeveria natyrisht del e fituar për arsye të përfitueshmërisë të tatimeve dhe taksave indirekte edhe atyre çfarë merr në formë tarifash, jo vetëm nga karburantet por në përgjithësi nga shtrenjtimi i...