Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë
Bizneset kanë shtuar kursimet. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky vit ka nisur i mbarë për depozitat të cilat janë rritur në monedhën kombëtare duke arritur vlerën 737 mld lekë. Nëse bëjmë një krahasim me një muaj më parë shtesa rezulton se është 26 mld leke ose 4% në krahasim me dhjetor 2025. Por nëse shohim vlerën e depozitave në të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton se është më e ndjeshme .Sipas statistikave të Banka Qendrore konstatohet se kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 85 miliardë lekë, ose me mbi 13%. Ndikim më të madh në rritjen e depozitave e kanë dhënë bizneset që u shtuan me 11 mld lekë ndërsa kursimet e individëve kanë pasur një...
Burimi:
javanews.al