Kursimet në banka u shtuan me 1.5 mld euro në 2025, rekord rritja në lekë
Depozitat në monedhën vendase kanë shënuar rritjen më të lartë historike në vitin 2025, sipas të dhënave që janë publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në të kundërt shtesa e kursimeve në euro është ngadalësuar në raport me vitet e mëparshme. Rekord rritja në lekë Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë. Në krahasim me një vit më parë, depozitat u rritën me gati 13%, ose rreth 81 miliardë lekë më shumë. Kjo është dhe rritja më e lartë vjetore historike në vlerë, që nga viti 2006, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Shtesa është pothuajse dy herë më shumë se një...
Burimi:
sot.com.al