Kursi i euros pëson sërish rënie, prek minimum të ri historik
Kursi i këmbimit Euro-Lek po vijon më tej rënien gjatë kësaj jave dhe ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.35 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Agjentët e tregut shprehen se tregu vazhdon të ketë karakterizohet nga gjendje e bollshme e valutës, ndërsa kërkesa për të është e dobët. Ata vlerësojnë se oferta e Euros gjatë muajve të parë të këtij viti mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga eksportet e energjisë elektrike, të kryera nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Për shkak të kushteve të favorshme hidrike, KESH ka kryer shitje në vlera të konsiderueshme të energjisë elektrike në muajt e fundit. Vetëm gjatë muajit shkurt, janë realizuar pesë...
Burimi:
sot.com.al