Kujdes në kufi! Ja sa euro mallra mund të kaloni në doganë pa paguar taksë

Kujdes në kufi! Ja sa euro mallra mund të kaloni në doganë pa paguar taksë

Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi vlerën e lejuar të mallrave që përjashtohen nga taksat doganore. Doganat sqarojnë se udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Për këto mallra përjashtohen nga taksat doganore nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro. Për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare 430 euro për çdo udhëtar dhe për udhëtarët nën 15 vjeç, 150 euro....