Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme
Nga 1 janari 2026, Shqipëria hyn zyrtarisht në një fazë të re të kufizimit të parasë cash, si pjesë e nismës për formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës financiare. Masat e reja vendosin kufij për pagesat në dorë për individët dhe bizneset, duke orientuar transaksionet drejt bankave dhe mjeteve elektronike. Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, zbatimin e kësaj nisme e ndan në dy grupe. “Qytetet kryesore, ato të zhvilluara, qytetet bregdetare dhe pastaj është zona periferike. Nevojitet edukimi, nevojitet pajisja, interneti dhe qartësimi i bizneseve. Limitimi sigurisht është një masë, por e pamjaftueshme”, tha eksperti. Me qellim finalizimin e kësaj nisme, Muço sugjeron eliminimin e kostove shtesë për sipërmarrjen. “Që të reduktosh evazionin, duhet t’i futësh brenda sistemit të gjitha bizneset. Nëse ti i...
Burimi:
javanews.al