Kriza që po troket: a do përsëritet skenari i viteve 1970?
Situata aktuale në Lindjen e Mesme dhe çmimet e naftës që po rriten me shpejtësi po sjellin në kujtesë dy krizat e naftës të viteve 1973 dhe 1979. Në atë kohë, vendet arabe të naftës ulën furnizimin dhe çmimet e naftës u rritën ndjeshëm. Shumë vende perëndimore u detyruan të vendosnin masa shtrënguese. Gjermania, ndër të tjera, vendosi të prezantonte katër javë pa makina. Po sot? Ne po përballemi me “kërcënimin më të madh për sigurinë energjetike në historinë e njerëzimit”, tha Fatih Birol të hënën, më 23 mars në Klubin Kombëtar të Shtypit të Australisë. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) beson se kriza në Lindjen e Mesme është më e keqe se dy goditjet e naftës të viteve 1973 dhe 1979 të...
Burimi:
tesheshi.com