Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se qeveria po harton një plan për ngritjen e një kompanie shtetërore të tregtimit të karburanteve. Komentet Ibrahimaj i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se një kompani shtetërore e naftës do të bënte të mundur sigurimin e më shumë rezervave në raste krize dhe mos-abuzimin me çmimin e tregtimit të karburantit. Ajo tha gjithashtu se Qeveria ka një plan për miratimin e një ligji që do të mundësojë krijimin e një rezerve shtetërore të karburanteve, që do të shërbejë në raste krizash. “Ne jemi akoma duke hartuar planin për ngritjen e një kompanie të tillë dhe do të dalë me një prezantim të asaj që kjo kompani do...