Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Ministria e Bujqësisë brenda muajit shkurt do të prezantojë skemën kombëtare të mbështetjes ndaj fermerëve. Kjo skeme ka një buxhet prej 5.2 miliard lekë për vitin 2026. Ministri Andis Salla në një intervistë për emisionin E-ZONE në Vizion Plus tha se skema do të mbështet në dy risi. “Në turet që kemi patur me fermerët na është kërkuar më shumë mbështetje për degën e blegtorisë. Ndaj këtë viti skema parashikon një mbështetje financiare deri në 10 mijë euro për çdo të ri që kërkon të investojë në këtë fushë. Por ne do të rrisim dhe masën e mbështetjes për të gjithë ata blegtorë që janë pjesë e skemës kombëtare. Masa e dytë është ajo e mbrojtjes biologjike. Ne do të mbështesim çdo fermer që do...