Kontrolle në 9 agjenci imobiliare, Tatimet zbulojnë shkelje të rënda dhe dyshime për evazion në çmimet e shitjeve

Kontrolle në 9 agjenci imobiliare, Tatimet zbulojnë shkelje të rënda dhe dyshime për evazion në çmimet e shitjeve

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe tregut imobiliar, duke ushtruar verifikime në 9 subjekte që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare, në zbatim të Planit Operacional për këtë sektor. Aksioni është realizuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë përqendruar në disa drejtime kyçe: deklarimin e pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre pranë organit tatimor, realizimin dhe dokumentimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të domosdoshme gjatë procesit të kontrollit. Nga verifikimet në terren janë evidentuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor. Konkretisht, janë konstatuar punonjës të padeklaruar, përdorim i dokumentacionit jotatimor, mungesë transparence në çmime, si dhe mosrespektim i...