Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi. Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër. Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër. Rregullorja për stacionet e plazhit në pikën 2 të nenit shtatë përcakton “Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve...