Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria do të preket ekonomikisht, ja sektori më i rrezikuar
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë shqiptare. Këtë deklaroi eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Adri Nurellari, sipas të cilit konflikti nuk parashikohet të zgjasë shumë. Ai thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes për një krizë të zgjatur energjetike, pasi strategjia e tyre synon garantimin e korridoreve të furnizimit me naftë dhe shmangien e rritjes së çmimeve. “Zgjatja do jetë e kufizuar për shumë arsye. Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i intereson që të ketë një krizë energjetike, sepse një ndër arsyet pse ka ndërhyrë ndaj Iranit është çështje gjeopolitike dhe ata duan të sigurojnë korridoret e të sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me naftë. Nuk besoj se do zgjasë shumë edhe për faktin se...
Burimi:
sot.com.al